“Sot na mungoi qartësia”, Pioli: Ndaj Interit do të shihni një Milan tjetër

Milani është ndalur në një barazim 0-0 në sfidën e ditës së sotme përballë Sasuolos, në një sfidë që mund të kishte përfunduar dhe ndryshe për kuqezinjtë nëse nuk do të ishte për penalltinë e pritur nga portieri Majk Menja.

pioli

Në përfundim të sfidës ka folur dhe tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli i cili ka komentuar paraqitjen e skuadrës duke theksuar se në derbin ndaj Interit do të jetë një paraqitje komplet tjetër.

“Sot na mungoi qartësia, e nisëm mirë, por më pas Sasuolo u mbrojt shumë dhe nuk kishte hapësira të lira. Ishim shumë statik në fushë kishte pak lëvizshmëri nga ana e skuadrës.

Djemtë e dinë se ku kanë gabuar. Ndaj Interit do të shihni një Milan tjetër. I njohim mirë zikaltërit ata kanë një mënyrë loje të ndryshme nga ajo që kishte Sasuolo. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.”, u shpreh Pioli.

Arena e Lajmit


“Sot na mungoi qartësia”, Pioli: Ndaj Interit do të shihni një Milan tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook