Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka dalë kundër aktit normativ të qeverisë sa i takon shpronësimeve.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Hoxha thekson se kjo gjë ndodhte në kohën e regjimit të Enver Hochës. Mes të tjerash ai bën thirrje që kjo qeveri duhet të largohet.
“Akti normativ qe qeveria ka te drejte te shpronesoje pa paguar nuk eshte as me shume dhe as me pak se konfiskimi i prones private qe bente Enver Hoxha! Koha e fjaleve duhet te marre fund! Shqiperia duhet te jete ne shesh te largoje kete bande qe po grabit shqiptaret perdite e me shume.”, shkruan Hoxha.
Arena e Lajmit