Bum prezantimesh te Dinamo, sulmuesi i bluve pranë kalimit në Kategorinë Superiore

Dinamo ka nisur dje me prezantimet zyrtare të lojtarëve të afruar gjatë merkatos së verës, të cilët po stërviten me ekipin prej më shumë se një muajsh.

REXHINALDO

Fillimisht e ka bërë me mbrojtësin e majtë, Ilir Allmuça, për të cilin është rikthim në shtëpi pas aventurës te Egnatia.

Gjithashtu, u zyrtarizuan transferimet e sulmuesve Redon Danaj dhe Taulant Marku, si dhe mbrojtësit nigerian, Dikson Amos.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se ka një hipotezë për një huazim të mundshëm të sulmuesit Arturo Rexhinaldo në një nga klubet e Superiores.

Gjasat janë që të jetë Teuta e Durrësit, aty ku janë huazuar edhe Albion Marku e David Fejzulla.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë sot, që është edhe dita e fundit e merkatos.

Arena e Lajmit


Bum prezantimesh te Dinamo, sulmuesi i bluve pranë kalimit në Kategorinë Superiore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook