“IKMT e korruptuar deri në palcë, SPAK fle gjumë”, Vasili: Gjobvënësa të korruptuar dhe hajdutë pa fre, kjo është rilindja e Edi Ramës

Vasili996

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se IKMT është e korruptuar deri në palcë, ndërsa SPAK fle gjumë.

Duke iu referuar investigimit të News24 dhe përgjimeve të fundit që zbulojnë korrupsionin në IKMT, Vasili shkruan se kur shohin IKMT shqiptarët e dinë tashmë që po iu vërsulet një tufë banditësh me uniforma shtetërore ku është i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka.

Sipas tij, gjobvënësa të korruptuar dhe hajdutë pa fre kjo është rilindja e Edi Ramës.

POSTIMI I PLOTË
IKMT e korruptuar deri në palcë, që prish gjoja në emër të ligjit dhe SPAK fle gjumë!
Rilindja përfaqësohet në IKMT nga faqezinj, që hedhin në erë pronat e qytetarëve gjoja në emër të ligjit.
Dëshmitë ku hajdutët e IKMT pohojnë me gojën plot hajdutërinë i ka bërë publike media e pavarur dhe i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët.
Kur shohin IKMT shqiptarët e dinë tashmë që po iu vërsulet një tufë banditësh me uniforma shtetërore ku është i korruptuar dhe qelbur peshku nga koka.
Këta janë thjesht një bandë gjobaxhinjsh dhe asgjë më shumë.
Siç është Edi Rama janë edhe këta poshtë tij.
Vetëm këtë qeverisje mund të ndërtoje Edi Rama.
Gjobvënësa të korruptuar dhe hajdutë pa fre kjo është rilindja e Edi Ramës.
SPAK-u rri e vështron se si vjedhin këta.
SPAK është për është bërë për të vënë kujën.
“Heronjtë” e SPAK-ut janë bërë telef nga kapja e Ramës dhe nuk u lëviz as dora as truri, që të zbatojnë ligjin dhe të çojnë horrat para drejtësisë.

“IKMT e korruptuar deri në palcë, SPAK fle gjumë”, Vasili: Gjobvënësa të korruptuar dhe hajdutë pa fre, kjo është rilindja e Edi Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook