Robin Gosens duket se është shumë pranë transferimit drejt Bajer Leverkusenit në Gjermani, pasi nuk gjeti formën e tij më të mirë te Interi. Kështu ziklatërit janë bërë gati për të afruar zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Shtutgart, Borna Sosa. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport” Interi ka gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për të afruar kroatin në Milano.
Gjithsesi po mendohet dhe një formulë huazimi për 24-vjeçarin, gjë që pritet të mos ndikojë shumë në buxhetin e zikaltërve.
Arena e Lajmit