Një situatë e pazakontë po ndodh me ish-sulmuesin e Milanit, Lukas Okampos, i cili ishte shumë pranë një transferimi te Ajaksi.
Argjentinasi u përshëndet me shokët e tij të skuadrës te Sevija dhe u nis drejt Amsterdamit për të kryer vizitat mjekësore me kampionët e Holandës.
Duket se çdo gjë ka dështuar, me Ajakisn që e ka kthyer mbrapsht Okamposin. Sipas “De Telegraaf”, bordi drejtues i klubit holandez, ka bllokuar çdo gjë për transferimin e argjentinasit, duke konsideruar se 20 milionë euro për një lojtar 28-vjeç janë shumë.
Kështu Okampos është rikthyer dhe njëherë në Spanjë, me Sevijan që kërkon të bindë Ajaksin dhe njëherë që të transferojë 28-vjeçarin, pasi klubi andaluzian kishte bërë gati ofertën për të transferuar Leon Beilin.
Merkatoja në Holandë do të mbyllet në 00:00 të datës 1 shtator dhe koha për ish-in e Mialnit po mbaron, duke e bërë që të vazhdojë të qëndrojë te Sevija, të paktën deri në janar.
Ndërsa Ajaksi nga ana tjetër nuk do të arrijë të gjejë një zëvendësues për Antonin, i cili u largua drejt Mançester Junajtid.
Arena e Lajmit