Robin Gosens nuk do të transferohet te Bajer Leverkuseni, pasi negociatat mes dy klubeve kanë dështuar.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, oferta e paraqitur nga klubi gjerman, e cila ishte huazim dhe me të drejtën e blerjes prej 28 milionë eurosh, nuk e gëzon Marotën.
Kështu Gosens do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, të paktën deri në janar, edhe pse kjo nuk ishte dëshira e gjermanit, i cili kërkoi të luante me një skuadër tjetër për të gjetur hapësira, në mënyrë që të mos humbte Botërorin e Katarit.
Arena e Lajmit