Marash Kumbulla, Kristjan Asllani dhe Armando Broja, ishin futbollistët e talentuar shqiptarë, që zbritën në fushë mbrëmjen e së martës, duke mbajtur veshur fanellën e skuadrave prestigjioze si Çelsi, Inter apo Roma.
Pavarësisht minutazhit të kushtëzuar, shqiptarët arritën të bënin mirë. Mbrojtësi Kumbulla ishte i pafat, teksa u detyrua ta linte fushën në minutën e 28-të, për shkak të një tërheqje në kofshë, ndërkohë që Asllani dhe Broja u aktivizuan nga stoli, duke dhënë maksimumin, pavarësisht se nuk arritën të shndërroheshin në protagonistë.
Mesfushori i Interit, u hodh në fushë në minutën e 72-të duke zënë vendin e Brozoviç, ndërsa sulmuesi i Çelsit u fut në minutën e 66-të.
Më poshtë mund të shikoni notat e 3 futbollistëve shqiptarë, sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”.
Arena e Lajmit