Trofetë ngrohin xhepat e madrilenëve, lojtarët e Realit përfitojnë shumën e majme

Reali i Madridit i shtoi historisë së tij edhe tre tituj të tjerë në sezonin 2021-’22, duke fituar me radhë Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe Ligën e Kampioneve.

REAL MADRID

Këtu duhet shtuar edhe Superkupa e Europës e fituar në Helsinki, por ky trofe llogaritet për sezonin aktual, 2022-’23.

Falë suksesit të trefishtë të arritur në sezonin e kaluar, lojtarët e skuadrës madrilene kanë fituar një shpërblim prej 900.000 eurosh bruto për kokë.

Nëse do të zbresim taksat në Spanjë, çdo lojtar i skuadrës së parë të Realit të Madridit ka shtuar 450 mijë euro neto në llogarinë e tij bankare.

Formula është shumë e thjeshtë: performancë sportive baras performancë ekonomike.

Te Reali, siç dihet, drejtuesit e klubit, trajnerë e lojtarë, ranë dakord që në fillimin e pandemisë për një ulje me 20% të pagës së tyre vjetore, sikurse edhe anulimin e çdo shpërblimi tjetër.

Kjo do të thotë se lojtarët e Realit nuk përfituan asgjë nga fitimi i titullit në sezonin 2019-2020.

Në sezonin 2020-2021, madrilenët e mbyllën pa sukses sezonin, kështu që nuk përfituan asgjë.

Arena e Lajmit


Trofetë ngrohin xhepat e madrilenëve, lojtarët e Realit përfitojnë shumën e majme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook