Mimoza Paja rreth 58-vjeç u vra aksidentalisht pas të shtënave me armë në lokalin ku edhe punonte banakiere.
Lokali ku edhe ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, ku mbi 2 persona qëlluan me breshëri kallashnikovi dhe lanë të plagosur edhe pesë të tjerë, mes të cilëve edhe xhaxhai i Fatjon Muratit.
58-vjeçarja bëhet me dije se ka pasur një jetë të vështirë. Mikesha e saj ka folur për “News24” ku edhe ka treguar problematikat.
“Ishte e varfër. Në lokalin ku punonte më parë përveç punës që bënte mblidhte edhe kanoçe. Ndërsa në lokalin e Fatjon Muratit, Mimoza punonte 16 orë, dy turne”, ka thënë ajo.
Mimoza Paja nënë e katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djalë, mbeti u vra aksidentalisht, pas atentatit të kryer në lokalin e Muratit.
Arena e Lajmit