Sauthemptoni mori një fitore të rëndësishme përballë Çelsit në kampionat, duke i shtangur vërtetë “Blutë” të cilët nuk po kalojnë një formë të mirë.
Përpara fillimit të sfidës, në tunelin e stadiumit, ndodhi një moment qesharak. Një nga fëmijët që dalin në fushë me lojtarët, vendosi që të tallej me kapitenin e “Bluve”, Çezar Aspilikueta.
Ai vendosi që t’i bënte një rreng spanjollit, duke i zgjatur dorën. Në momentin kur Aspilikueta vendosi gjithashtu t’i jepte dorën djaloshit, ai bëri një veprim tallës ndaj tij.
Kjo video u bë vërtet virale në rrjet, aq sa e postoi dhe vetë Sauthemptoni në rrjetet sociale, duke thënë: “ne e fituam sfidën pa filluar akoma”.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit