Të paktën pesë persona u plagosën dhe një grua u vra aksidentalisht, pasi persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko”.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb”, se në të këtë atentat të mirë-organizuar kanë marrë pjesë mbi dy persona, dy prej të cilëve kanë pasur rolin e atentatorit dhe një prej tyre rolin e vëzhguesit.
“Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Tiranë. Makina e gjetur është djegur totalisht dhe ndodhet në një cep të një kryqëzimi që të çon në Likmetë dhe të nxjerr në autostradën Fushë Krujë-Milot. Në makinë janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov që janë përdorur nga atentatorët. Grupi hetimor pritet të bëjë këqyrjen e mjetit për të zbuluar edhe prova të tjera për hetimit.
Kjo ngjarje sipas policisë ka qenë një atentat i mirëorganiuar. Dy persona kanë pasur rolin e atentatorit., ndërsa një person rolin e vëzhguesit. Dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratajt dhe këtij të fundit i cili ka qenë në arrest shtëpie. Polica ka shkuar ditë më për ta marrë në pyetje , por nuk kanë gjetur në banesë. Lokali ku ndodhi i ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, por ishte në sekuestro”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Arena e Lajmit