Tashmë është zyrtare, Asion Daja është futbollist i ri i Dinamos!
Edhe pse po stërvitej prej kohësh, zyrtarizimi vjen nga vetë klubi blu me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ku i urojnë mirëseardhjen në shtëpi, ish-futbollistit të Tiranës, Skënderbeut, Partizanit, Teutës.
Asion Daja është një produkt i akademisë së Dinamos dhe rikthehet pas 10 vitesh të veshë fanellën e “nëndetëses”.
32-vjeçari ka fituar 2 tituj kampionë në Shqipëri me fanellat e Dinamos dhe të Teutës përpara dy sezonesh, është shpallur 1 herë fitues i Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe një herë fitues i Superkupës së Shqipërisë.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË DINAMOS –
“𝗔𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗗𝗮𝗷𝗮 𝗿𝗶𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲𝗸 𝗗𝗶𝗻𝗮𝗺𝗼!
Mesfushori Daja ka gjetur akordin me klubin blu duke firmosur per dy vitet e ardhshme. Pas një eksperience të gjatë në Kategorinë Superiore, me ekipe si Partizani, Tirana, Skenderbeu dhe Teuta së fundmi, Asion Daja rikthehet në skuadrën që i dha mundësinë të debutonte në futbollin profesionist!
#welcomeback Asion Daja”
– Arena e Lajmit