Pesë të plagosur dhe një viktimë në lokalin në “Don Bosko”, Gjykata e Apelit reagon për të shkuarën e Fation Muratit

Screenshot 2023 03 12 10.51.48 Pm

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me Fation Muratin, në lokalin e të cilit një ditë më parë ndodhi një masakër, ku një grua u vra me armë zjarri ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën.

Sipas gjykatës, pas caktimit te masës arrest me burg, “çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Fation Murati, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal”

“Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi: Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane”, thuhet ne njoftim.

NJOFTIMI:

Bashkëngjitur Njoftimin për Media, të datës 31.10.2022

Më datë 12.07.2022, punonjësit e policisë së sektorit të forcës së posaçme Shqiponja, kanë ndaluar automjetin e markës “Audi”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Gj. Pas kontrollit të ushtruar në makinë dhe banesë, janë sekuestruar sende në cilësinë e provave materiale (ndër të tjera çantë dore brënda së cilës është gjetur një pistolet), të cilat i janë nënshtruar ekspertimit, ku nga gjurmët papilare, kanë rezultuar edhe shenjat e gishtave të personit nën hetim, shtetasit me iniciale F.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Me vendimin nr. 1575/1 Akti, datë 11.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim F.M., i dyshuar për kryerjen e
veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.
– Caktimin si mase sigurimi “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale,
për personit nen hetim F.M i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Pesë të plagosur dhe një viktimë në lokalin në “Don Bosko”, Gjykata e Apelit reagon për të shkuarën e Fation Muratit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook