“Po flasim për verën, nuk po pimë”, Açka i tërheq vëmendjen deputetëve të qeverisë për veprimin: Seksizëm i pastër!

Dfghdfghdghfdgh

Gjatë zhvillimit të seancës parlamentare ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i ka tërhequr vëmendjen disa prej kolegëve të saj të mazhorancës për një veprim.

Pa përmendur emra apo vetë veprimin Açka tha se i bëri përshtypje një veprim i tyre, që mund të ketë qenë në sensin e humorit, por që sipas saj ishte seksizëm i pastër.

Ajo shtoi se në seancë po flitet për verën por nuk po pihet në mënyrë që të jenë dehur, ndërsa i këshilloi ata që të bëjnë kujdes.

“Nuk kisha gjë por më bëri përshtypje një veprim që bënë kolegët e mi, deputetët e pushtetit, mund të jetë në humor por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën por nuk besoj se po pimë që të jenë dehur, herën tjetër bëjmë kujdes”, tha ajo.

 

 

“Po flasim për verën, nuk po pimë”, Açka i tërheq vëmendjen deputetëve të qeverisë për veprimin: Seksizëm i pastër!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook