Interi u rikthye te fitorja mbrëmjen e djeshme, teksa mposhtën me rezultatin 3-1 Kremonezen në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e katërt të Serisë A italiane.
Për ekipin e drejtuar nga Simone Inzagi, golat u shënuan nga Hoakin Korrea në minutën e 12′, Nikolo Barela në minutën e 38′, Lautaro Martinez në minutën e 76′, ndërsa golin e vetëm për skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A e shënoi Okereke në minutën e 90′.
Goli që ra më shumë në sy edhe për nga rëndësia e aksionit, ishte ai i mesfushorit zikaltër, Nikolo Barela.
Hakan Çalhanoglu dhuroi një superasist për Barelën, i cili ka goditur menjëherë në ajër duke e dërguar topin në fundin e rrjetës me një “perlë” të vërtetë.
Me këtë sukses, Interi ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve, ku në katër ndeshje ka koleksionuar 3 fitore dhe 1 humbje.
– Arena e Lajmit