ZYRTARE/ Çelsi nuk ndalet në merkato, “Blutë” prezantojnë mbrojtësin e talentuar për shumën rekord

Çelsi ka zyrtarizuar në fund të merkatos transferimin e mbrojtësit francez, Uesli Fofana.

fofana

21-vjeçari prej kohësh kërkohej nga “Blutë” dhe më në fund presidenti i londinezëve, Tod Bohli, ka arritur të bindë Leistërin për këtë transferim.

Ky operacion shkon për një shumë rekord për Çelsin, me “Blutë” që do t’i paguajnë Leistërit 80 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e klubit nga Londra.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë te Çelsi deri në vitin 2028 dhe do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Tomas Tuhel, e cila po kalon një periudhë jo të mirë në kampionat.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Çelsi nuk ndalet në merkato, “Blutë” prezantojnë mbrojtësin e talentuar për shumën rekord

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook