Alibeaj-Ramës: Po përdorni metoda korruptive dhe mafioze. Vazhdoni me skenarin për të peshkuar vota

640 0 1671723447xfggggpng 679

Është zhvilluar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend.

Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Po qe për predikime morale nuk presim të bësh këtë. Tani po pate durim për të dëgjuar do të shohësh se gjurmët i ke. Për të zgjedhur një anëtar duhen 84 vota dhe ti nuk i ke. Reforma në drejtësi e votuar nga të gjithë, thotë se kur nuk i ke 84 vota, zgjidhet ai që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të parin. Tani përse ngulmoni ta fusni në votim dhe përse e ngatërroni me historinë e Avokati të Popullit. Ta sjellë këtu ka vetëm një logjikë, duke peshkuar një votë andej këndej. Nga ana jonë nuk është kërkuar një Avokat Populli për opozitën, e keni thënë ju se do ja lëmë opozitës, por kandidaturat që kanë ardhur kanë qenë transparente dhe seanca dëgjimore është bërë publikisht, dhe ti e them që do të jetë më mbështetjen e opozitës. Ju thatë se nuk mbështesni askënd, por përsa kohë është e tillë përse i bashkoni me një kërkesë bërë fshehtas me kuti siç bëheshin në kohë ne pandemie. Është vazhdim skenari për ë peshkuar vota andej këndej që të zgjidhni atë që doni. Ti e di mirë se nëse nuk ke 3/5 veta në fund shkon atë çfarë këshilli ka përcaktuar dhe duart janë jashtë. Pra e bëtë këtë në mënyrë të fshehtë, kjo vetëm për peshkuar dhe metodat janë korruptive dhe mafioze. Doni të çoni Ardian Dvoranin, por nuk mund ta bëni duke kërkuar vota me presione”.

Rama: Grupi i PS nuk është çetë. Mblidhet dhe merr vendime. Keni informacion që kemi marrë vendim që do votojmë për këtë kandidat? Ju duhet të merrni masa për të garantuar që keni akoma të lidhur mendjen me gjuhën, veshin me hundën, hundën me syrin, se nuk ka mundësi. Flisni përçart. nuk kemi asnjë vendim të kësaj natyre. Ka një procedurë ku duhet të votohet, deputetët janë të lirë të votojnë për kë të duan. Kjo është thënë e nuk ka pasur nevojë as për mbledhje e as vendime. Ligji është shumë i qartë. nëse nuk ka vota të mjaftueshme për të ndryshuar radhën respektohet radha që ka përcaktuar forumi. Nëse ju do ikni do bëhet thjeshtë formalisht, Kuvendi do bëjë procedurën e do ikim. Pse duhet gjithë ky komplikim?

Arena e Lajmit

Alibeaj-Ramës: Po përdorni metoda korruptive dhe mafioze. Vazhdoni me skenarin për të peshkuar vota

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook