Java e dytë e Superiores/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Java e dytë e Superiores, prodhoi emocione dhe rezultate surprizë! -Kastrioti, Erzeni, Egnatia dhe Laçi ishin skuadrat që nuk shënuan në javën e dytë të Superiores. Madje Kastrioti është ekipi i vetëm në Superiore që pas 180 minutash lojë e ka shifrën 0 te golat e shënuar. Diferenca mes Partizanit të vendit të parë dhe ndjekësve ka shkuar në +2 pikë. Partizani është ekipi i vetëm në Superiore që i ka fituar dy takimet e para. 

Kategoria-Superiore

“Panorama Sport”, iu sjell edhe formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës që sapo lamë pas, së bashku me trajnerët respektivë:

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Panorama Sport (@panoramasport.official)

TRAJNERI MË I MIRË:  XHOVANI KOLELA

Partizani është i vetmi ekip me pikë të plota në startin e kampionatit. Në ndeshjen e fundit me Laçin, të kuqtë dominuan, ndonëse fitorja u siglua me një penallti. Ndryshimet në formacion, strategjia dhe mënyra e lojës sollën trepikëshin. Pa dyshim, në këtë paraqitje ka meritë edhe trajneri Xhovani Kolela, i cili i bie të jetë i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i mirë i javës së dytë në Superiore.

formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT DEJAN VUKIÇEVIÇ

Laçi e nisi mbarë kampionatin, por ndaj Partizanit, kurbinasit ishin hija e vetvetes. Ndryshimet në formacion nuk dhanë rezultat, pasi, si rrallëherë, pamë një Laç anemik në fazën sulmuese, duke munguar kërcënimet në portën kundërshtare. Nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, Dejan Vukiçeviç i bie të përzgjidhet si trajneri më i dobët i javës së parë. Këtë pozicion mund ta meritonte edhe Tetova i Egnatias.

Arena e Lajmit


Java e dytë e Superiores/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook