“Ju kanë rënë disa ‘gjethe fiku’ nga SPAK-u”, Açka-Ramës: Bëni kujdes kur flisni në Parlament! Kryeministri: Unë një certifikatë bojaxhiu kam

Acka

Deputetja Flutura Açka ka reaguar ashpër në senacën e sotme plenare, pas debateve dhe akuzave të ndodhura në Kuvend ditën e sotme.

Në fjalën e saj Açka se kryeministri Rama nuk e ka ndalur fjalorin fyes.

“Ajri në foltore mund të jetë acid më mirë të ruaj higjienën morale. Zullumin e nisët ju. Sherrnajën e nisët ju. Ne jemi vulë humbur ndoshta vërtet, por një gjë është e sigurt që kjo pjesë këtu, që ju njëherë i keni quajtur gojorë, asnjëherë prej këtyre nuk bie si kokërr fiku për shkak të SPAK. Bëni kujdes kur flisni në parlament. Juve ju kanë rënë disa ‘gjethe fiku’ nga SPAK-u”. Unë jam njeri me titull, ‘mjeshtër i madh’ kështu e kanë bërë. Kam një këshillë dhe ju rekomandoj të lexoni një libër që titullohet  “Vetmitari”, tha ajo.

Rama: Nëse unë do t’ju thoja zonja Açka ju keni bërë prostitucion në Holandë, do ruanit ju qetësinë, . Jo ju do të iknit nga mendja. Do reagonit dhe me të drejtë. Ju flisni bullizim.. E shihni ju çfarë bëhet këtu? këtu ngrihet dhe ulet kushdo që flet hajdut. Ai non-grata del këtu dhe i kthehet me radhë të gjitha grave këtu dhe ça nuk thotë. Çfarë janë këto? Ruaj qetësinë, por deri sa? Unë kam një certifikatë bojaxhiu,. Kurse i vetmuar nuk jam fare rri me njerëzit për arsye të detyrës. Për vulë humburit, nuk e kisha për ju. Ju e keni vulën, e kisha për ata në fund. Ju s’keni nevojë për vulë. Ju keni firmë.

“Ju kanë rënë disa ‘gjethe fiku’ nga SPAK-u”, Açka-Ramës: Bëni kujdes kur flisni në Parlament! Kryeministri: Unë një certifikatë bojaxhiu kam

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook