“Kishte sjellje të dyshimtë”, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen 8 kg kokainë dhe mbi 60 mijë euro

Policia Italiane

Një 49-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar nga Karabinierët e Busto Arsizio në Castellanza, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Ai ishte duke ecur nëpër rrugët e qytetit kur u kontrollua nga një grup efektivësh për shkak të sjelljes së dyshimtë. Shqiptari mbante një çantë brenda së cilës iu gjetën dhe sekuestruan 500 gramë kokainë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën vende të ndryshme fshehjeje në të gjithë banesën, brenda së cilave sekuestruan gjithsej 7.5 kg kokainë së bashku me 60 mijë euro cash.

“Kishte sjellje të dyshimtë”, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen 8 kg kokainë dhe mbi 60 mijë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook