Leva shkëlqen, por te Barça bëjnë namin edhe minjtë/ Klubi në hall me higjenën

Firma e Barcelonës me Levandovskit duhet pran uar se krijoi disa mëdyshje në Spanjë. Kjo jo për aftësitë e sulmuesit polak, por për moshën e tij. 50 milionë euro të shpenzuara për një 34-vjeçar, pavarësisht rekordeve marramendëse të tij janë komentuar gjatë në mediat e gadishullit Iberik.

CAMP NOU

Mbi Levën kishte dyshime edhe për përshtatjen e tij me stilin e lojës së Barcelonës, por kanë mjaftuar vetëm tri ndeshjet e para në La Liga që çdo teori konspirative mbi polakun të çmontohet. Përshtatje? Kush tha përshtatje? Në botën e futbollit ka nga ata lojtarë që golin e kanë në gjak. Luan në Gjermani, në Poloni, në Barcelonë apo Australi, kjo pak rëndësi ka; kudo shënon. I tillë është Robert Levandovski.

Kur nuk shënoi kundër Vajekanos në debutimin në La Liga, dikush mori guximin ta kritikonte. Pas Sociedadit dhe Vajadolidit, kushdo ka vënë qoftë një pikëpyetje sado të vogël mbi polakun duhet të fshihet. Në tri ndeshje ai është bërë lokomotiva e skuadrës dhe golashënuesi më i mirë në La Liga (4 gola). Ndonëse është vetëm fillimi, mesatarja e golave të tij në La Liga është në një linjë me atë çfarë bëri në Gjermani me Bajernin. Leva shënon çdo 67 minuta për Barçën, më shumë se një gol për ndeshje…

TË PADËSHIRUARIT – Por, teksa Leva shkëlqen në fushë me Barcelonën, klubi nga ana tjetër duhet të skuqet për problemet në stadiumin “Camp Nou”. Në dy nga tri takimet e para të sezonit, trofeun “Gamper” dhe ndeshjen kundër Vajadolidit, minjtë kanë qenë spektatorët e paftuar. Në rrjetet sociale janë hedhur video me minjtë në shkallët e stadiumit të Barçës, teksa klubi përballet me probleme serioze të mungesës së higjienës.

Arena e Lajmit


Leva shkëlqen, por te Barça bëjnë namin edhe minjtë/ Klubi në hall me higjenën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook