“Ndërtoni rrugë 8-fish më të shtrenjta se në BE”, Berisha mbi ligjin e heqjes së parashkrimit të veprave penale për zyrtarët e lartë: S’e sillni në Kuvend se keni frikë!

Capture

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në seancën e fundit të Kuvendit, solli në vëmendje që ka propozuar një ligj për mos lejimin e parashkrimit të veprave penale për zyrtarët e lartë.

Ai deklaroi se ky ligj nuk po lejohet të vijë në Kuvend për tu votuar pasi kjo mazhorancë ka frikë nga llogaridhënia.

Fjala e Berishës:

Deputet, ish kryeministër, ish president, prej disa javësh kam dorëzuar një ligj që u hiqet e drejta e parashkrimit gjatë ushtrimit të detyrës kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesor të agjensive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju bllokoni ligjin duke shkelur çdo rregull e kushtetutë. Dhe nuk e sillni në Parlament siç kërkon rregullorja.

sepse e dini që me këtë ligj të gjitha këto vjedhje që diskutohet këtu, nuk do të ketë më parashkrim, nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Ramës, plaçkitja e pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Porti i Durrësit. nuk parashkruhet ndërtimi i rrugëve me çmim të 6 dhe 8 fish në krahasim me BE, apo vjedhjet e tmerrshme me rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Vidh e vidh e nuk ka të sosur. Rruga Lekaj –Fier që për rrugët anësore vidhni të paktën 5 mln për kilometër. Nuk parashkruhen vjedhjet që bëni me zgjerimin e rrugës Elbasan Librazhd, të paktën 5 mln euro për kilometër. Nuk parashkruhen vjedhjet e me tenderat që sipas KLSH 34.4 përqind e tyre janë vetëm me një ofertues, me atë që doni ju.
Ai që fiton e ndan paratë me këto zonja e zotëri porositet të sjellë ofertën më të lartë sa është fondi maksimal.
A mund të imagjinoni që 65 përqind e tenderave janë në këtë kondicion, sipas KLSH.
Nëse objekti ndërtohet me 60 dhe fondi është 100, 40 ndahet mes jush.
Pse nuk sillni ligjin e heqjes së parashkrimit? Ka vetëm një shpjegim: vjedhje e vetëm vjedhje. Unë të garantoj se ai ligj do bëhet problem i madh dhe do apo jo ti do detyrohesh të zbatosh rregulloren. Ligji do vijë në Parlament. Hidheni poshtë po deshët me votë e thoni që hajdutët e vjedhjet do falen. Thojuni shqiptarëve që qeveritë ju vjedhin e do ju vjedhin. Ju nuk e sillni dot ligjin sepse duhet të jepni hesap para qytetarëve për 22 mln eur charter, për qindra mln të shpenzuara me naftë me bileta avioni, me ahengje etj. I keni frikë këto por ai ligj ju garantoj se do të vihet.

Arena e Lajmit

“Ndërtoni rrugë 8-fish më të shtrenjta se në BE”, Berisha mbi ligjin e heqjes së parashkrimit të veprave penale për zyrtarët e lartë: S’e sillni në Kuvend se keni frikë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook