Njëri në pranga për vjedhje, një tjetër për dhunë në familje, 3 të arrestuar në Durrës

Policia Durres

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Rrugore, për vendosjen e një mase administrative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njëri në pranga për vjedhje, një tjetër për dhunë në familje, 3 të arrestuar në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook