Pritet vetëm zyrtarizimi, Milani gjen akordin me futbollistin e Barcelonës

Milani është shumë pranë finalizimit të një marrëveshje të rëndësishme të orëve të fundit të merkatos së verës. Klubi kuqezi ka siguruar një element të rëndësishëm për prapavijën, pasi ka gjetur akordin me Serxhinjo Dest.

asdasdasdasdasdasd

Mbrojtësi amerikan i Barcelonës nuk ka më hapësira në këtë klub ndaj i është bërë e qartë se duhet të kërkojë një sistemim të ri. Milani ka nuhatur një okazion dhe ka kontaktuar Barcelonën si dhe futbollistin duke mbyllur gjithçka shumë shpejt.

Mediat italiane bëjnë të ditur se akordi është gjetur mbi bazën e huazimit me të drejtë blerje në fund të edicionit për 20 milionë euro të mbrojtësit 21-vjeçar i cili pritet të kthehet shumë shpejt në një alternativë të rëndësishme në krahun e djathtë. Ndërkohë, Milani ka rënë dakord që të paguajë të gjithë rrogën e futbollistit për këtë vit, duke shpëtuar Barcelonën nga kjo barrë financiare, duke marrë kësisoj bekimin e katalanasve.

Pritet që sot të plotësohet dokumentacioni dhe gjatë ditës së enjte, lojtari të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.

Arena e Lajmit


Pritet vetëm zyrtarizimi, Milani gjen akordin me futbollistin e Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook