“Qeveria ka vjedhur 300 mln euro me 3 koncesione”, Vokshi në Kuvend: 550 mijë analiza check-upi s’u realizuan kurrë, përgjegjës Rama dhe…

Vokshi

Në fjalën e saj në Kuvend deputetja Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur 300 mln euro me 3 koncensione, në shëndetësi , checkup-in , sterilizimin dhe laboratorët.

Vokshi deklaroi se 550 mijë analiza check-upi nuk u realizuan kurrë, duke theksuar se përgjegjësit kryesorë për këtë situatë janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Ky ligj është një ligj klientelist. Nuk zgjidh asgjë. Ministrja refuzon të japë grupin e punës kush e ka hartuar, ku të gjitha grupet e tjera të interesit dëshmuan në komision se nuk ishin në grup pune dhe nuk ishin konsultuar. Çfarë na bën ne të mendojmë që është klientelist si ligj, është se kundër rregullores, u shkelën procedurat. Zgjidh vetëm problemin e fasonëve në farmaceutik. Është një nga ato ligje që jo vetëm nuk zgjidh problemet e këtij sektori. Një ligj i cili vazhdon regresin në sektorin farmaceutik. Ka pasoja jo të vogla tek pacientët. Kryeministri kërkoi fakte për vjedhjen. Këto amendime janë pjesë e abuzimit që bëhet në këtë sektor. Kush janë abuzimet, faktet? Tre koncensionet në shëndetësi me 300 mln euro. Me 550 mijë analiza checkup-i të pakryera asnjëherë, por që i janë dhënë Vilmës. 15 mln euro abuzim të parave të shëndetit, shto këtu edhe rimbursim TVSH-je për shërbime që ligji i përjashton nga TVSH-ja. A është vjedhje kjo? Kush janë përgjegjësit kryesorë? Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu. Për checkupin e ka thënë dhe KLSH-ja. Sterilizimi, i shkon Ilirit, mikut të Edi Ramës. Në sterilizim është një super abuzim. Në Gjermani kushton 2-4 euro, ndërsa në shtëpi mund të ishte me kosto shumë më të vogla. Ju dha mikut të Edi Ramës. Ajo që duhet kushtonte 2-4 euro, shkon deri në 200 për një paketë”, tha Vokshi.

Arena e Lajmit

“Qeveria ka vjedhur 300 mln euro me 3 koncesione”, Vokshi në Kuvend: 550 mijë analiza check-upi s’u realizuan kurrë, përgjegjës Rama dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook