“Ritmet dramatike të shpopullimit nxiten nga Rama”, Tedi Blushi: Vetëm largimi i tij do t’i japë fund dramave familjare

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se mbi 1,100 shqiptarë kanë aplikuar për azil në muajin shtator në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Blushi më tej thotë se ritmet dramatike të shpopullimit nxiten nga kryeministri Edi Rama.

Statusi:

Mbi 1,100 shqiptarë kanë aplikuar për azil në muajin shtator një nga shtetet e Bashkimit Europian, duke arritur rekord për largimet brenda vitit.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga EUROSTAT, në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 qytetarë shqiptarë, me një rritje prej 34% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti nuk përfshin largimet masive drejt Britanisë së Madhe, që nëse konsideroheshin e bëjnë raportin edhe më tronditës!

Ritmet dramatike të shpopullimit të vendit i nxit vetëm Edi Rama me politikat e tij kundër të rinjve, duke mos u krijuar mundësi reale të qendrojnë në vend, të përballojnë kostot e jetesës dhe për t’u mbështetur në projektet e tyre për të krijuar familjet e reja.

“Rilindja” është shkaktare kryesore e humbjes së perspektivës së të rinjve dhe e vrasjes së shpresave të tyre!

Vetëm largimi i Edi Ramës, armikut të rinisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, demokracisë dhe shtetit ligjor e ndal shpopullimin dhe u jep fund dramave familjare!

Zgjidhja nuk është më braktisja e vendit por beteja kundër së keqes që ka marrë peng të ardhmen e rinisë!

Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet!

“Ritmet dramatike të shpopullimit nxiten nga Rama”, Tedi Blushi: Vetëm largimi i tij do t’i japë fund dramave familjare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook