U luajtën duke filluar nga ora 20:30, 3 sfidat e vlefshme për javën e pestë të Premier Ligën. Arsenali i Mikel Artetës, vazhdon marshimin në krye të renditjes, teksa siguroi triumfin e pestë radhazi. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 2-1 Aston Vilën, duke siguruar 3 pikë të arta.
Gabriel Zhezus hapi serinë e golave në minutën e 30-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, miqtë e Aston Vilës, vendosën përkohësisht baraspeshën me Dagllas Luiz që tundi rrjetën në minutën e 74. Festa e tyre zgjati vetëm 3 minuta, pasi në minutën e 77-të, ishte Martineli ai që shënoi golin e fitores.
GOLAT E NDESHJES ARSENAL – ASTON VILA
Triumf spektakolar regjistroi mbrëmjen e sotme, Mançester Siti i Guardiolës, që mposhti me rezultatin 6-0, Notingham Forestin. Pjesa e parë u vendos nga 3 golat e Erling Haland. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Kanselo fillimisht çoi shifrat në 4-0, teksa dopieta e Alvarez vulosi shifrat 6-0.
Për sa i përket sfidës tjetër, mes Burnemuth dhe Uolves, ajo u mbyll në barazim pa gola.
Arena e Lajmit