U luajtën në orën 20:45, dy sfidat e vlefshme për javën e pestë të Premier Ligës angleze, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet! Fitore për “infarkt” ajo e Liverpulit në shtëpi ndaj Njukastëllit.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të blerjes së bujshme të ditëve të fundit Isak, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës, të kuqtë e Klop, arritën të përmbysnin gjithçka.
Fillimisht ishte Firmino, që në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën, teksa goli i fitores u shënua nga Karvajho në minutën 90+8’. Një fakt interesant është se ky i fundit ditën e djeshme festoi 20-vjetorin e lindjes, teksa goli i sotëm ishte qershia mbi tortë. Portugezi u hodh në fushë në minutën e 71-të, teksa në të 90+8 vulosi sfidën.
GOLAT E NDESHJES LIVERPUL – NJUKASTËLL
Në sfidën tjetër, Totenhemi i Antonio Kontes, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Uest Hemit. Autogoli i Kehrer, i dha avantazhin e përkohshëm Totenhemit në minutën e 34-t, teksa Souçek, barazoi shifrat në të 55-tën.
Arena e Lajmit