MINIFUTBOLL/ Champions-i, Prestige luan sot dy ndeshjet e para në grup (KALENDARI)

Në Herceg Novi të Malit të Zi ka nisur dje Champions-i i minifutbollit, kompeticion që do të vijojë deri më 4 shtator, datë kur do të mbahet edhe finalja e madhe.

PRESTIGE

Në këtë turne merr pjesë edhe Prestige MFC, që sot do të zbresë në fushë për ndeshjet e para. Prestige bën pjesë në Grupin A, ku shorti e ka vënë përballë 7 Edma Patrioti të Sllovakisë, SB Sabornog Hrama të Malit të Zi dhe SIPA Sarajevo të Bosnjë-Hercegovinë.

Ndeshjen e parë, Prestige do ta zhvillojë gjatë paradites, teksa në orën 10:00 do të ndeshet me sllovakët e 7 Edma Patrioti.

Por ky nuk do të jetë takimi i vetëm për Prestige sot, pasi në orën 17:00, skuadra do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grup, kundër Sipa Sarajevos.

Ndërsa sfidat në grup, Prestige do t’i mbyllë nesër në orën 15:00, me përballjen kundër vendësve të SB Sabornog Hrama.

Në Champions marrin pjesë 24 skuadra europiane të ndara në 6 grupe. Në fazën me eliminim kualifikohen vendet e para dhe të dyta të secilit grup, si dhe 4 vendet e treta më të mira.

Në këtë edicion të Champions-it merr pjesë gjithashtu edhe një tjetër skuadër nga Shqipëria, ekipi ATS, që u shortua në Grupin C me skuadrat Terra Trak (Bullgari), Todor Pet Bau (Hungari) dhe Liten Sarajevo (Bosnjë-Hercegovinë).

Ndërkohë, duke u rikthyer te Prestige, kujtojmë se kjo skuadër ka një eksperiencë disa vjeçare në Champions dhe është ekipi shqiptar që ka arritur rezultatet më të larta në këtë kompeticion.

Tri vite më parë, Prestige ka mundur që të shkojë deri në gjysmëfinale.

Ndërsa për sa u përket rezultateve në arenën kombëtare, Prestige është tri herë kampion i Shqipërisë në futbollin me 6 lojtarë.

Një herë kampion i Sunday League në futbollin me 9 lojtarë dhe gjithashtu një herë fitues i FSHF Cup, sërish në futbollin me 9 lojtarë.

Përveç afrimeve të disa lojtarëve, Prestige në këtë edicion vjen me ndryshime në pankinë, teksa Eldi Topi dhe Mandrit Dule janë rikthyer në ekip si trajner dhe ndihmëstrajner.

NDF (1)

Arena e Lajmit


MINIFUTBOLL/ Champions-i, Prestige luan sot dy ndeshjet e para në grup (KALENDARI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook