Në luftë për kujdestarinë e fëmijëve, Shakira përgatit “listën” e tradhtive të Pikes

Tradhtitë e Zherard Pikes ndër vite duket se do të jetë arma e fortë e Shakirës në gjyqin për kujdestarinë e djemve të saj.

Sipas mediave spanjolle futbollisti ka filluar të lëviz gurët për t’i mbajtur fëmijët në Spanjë, ndërsa Shakira është e bindur që do të zhvendoset përfundimisht në Miami.

Por, si pretendon autorja e hitit “Te Felicito” të fitojë kundër babait të fëmijëve të saj?! Duke mbledhur të gjitha rastet kur mbrojtsi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik.

Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pike e ka tradhtuar. Shakira tashmë ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili doli publikisht në krah të saj dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit.

“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një e vitit 2016, dhe ajo me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”- u shpreh gazetari Jordi Martin.

Kujtojmë që Shakira dhe Pike të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.

Shakira sapo ndau me ne foton më të ëmbël të fëmijëve

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe shpejt u zbulua se Gerard ka qenë fshehurazi në lidhje me Clara Chia Marti e cila punon për të.


Arena e Lajmit


Në luftë për kujdestarinë e fëmijëve, Shakira përgatit “listën” e tradhtive të Pikes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook