Hasan Salihamixhiç është figura kryesore në lëvizjet e lojtarëvenën çatinë e rekordmenëve gjermanë, Bajern Mynih, ndonëse sëfundmi duket se i duhet që, përveç vështirësive të punës, boshnjaku duhet të merret edhe me problemet familjare.
Situata qëndron me djalin e tij 19-vjeçar, Nik Salihamixhiç, që nuk ka arritur të plotësojë kërkesat teknike të skuadrës së moshave të Bajernit.
Prandaj, qendërmbrojtësi është huazuar nga Bajern Mynih II nëligën e tretë amerikane, tek ekipi i Vankuverit.
Gjithsesi, pasi kavendosur të kalojë Atlantikun, nuk duket se Nik Salihamixhiç karuajtur një ndjesi të mirë për Bajernin e Mynihut.
Të paktën këtëtregojnë “lëvizjet” e tij të fundit në rrjetet sociale, ku Nik kazbuluar tifozllëkun e tij të fshehtë për Borusian e Dortmundit.
“Borusia Dortmund është një klub i madh dhe meriton respekt”,
“Kush do që të jetë kampione e Gjermanisë? Vetëm Borusia Dortmund!”, janë disa nga postimet thumbuese të djalit të Salihamixhiçit. Gjithsesi, ky i fundit dorëzohet përpara të birit, pavarësisht detyrës së rëndësishme te Bajerni.
“Shpesh flas me djalin tim dheia komunikoj që të tregohet më i matur në gjërat që poston. Gjithsesi, duhet ta kuptoni brezin e ri”, tha 45-vjeçari.
Arena e Lajmit