Sporti i rrjetës zyrtarizon kalendarin 2022-2023/ Hidhet shorti i kampionateve, volejbolli gati për sezonin e ri (TABELA E PLOTË)

Volejbolli shqiptar po bëhet gati për edicionin e ri 2022- 2023, teksa mesditën e djeshme është hedhur edhe shorti i kampionateve kombëtare.

tirana partiznai volejboll meshkuj

Gjithçka është zhvilluar në ambientet e sallës “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, me praninë e përfaqësuesve të klubeve.

Short që si zakonisht është drejtuar nga Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit. Këtë sezon, Superligat do të përbëhen me nga 8 ekipe, si për meshkuj, ashtu edhe për femra.

FEMRAT – Në radhët e vajzave, java e parë e kampionatit ka dhuruar menjëherë përballje interesante, duke rikthyer finale e edicionit të kaluar ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, edhe pse korçaret, ndryshe nga një sezon më parë, tashmë paraqiten me shumë largime dhe me një ekip modest.

Partizani, që konsiderohet edhe si pretendent kryesor, falë një merkatoje shumë aktive, do të presë Vllazninë në kryeqytet.

Barleti luan në shtëpi kundër Korabit, ndërsa Teuta sfidon Lushnjën në Durrës.

Ndërkohë, kategoria e parë përbëhet nga katër ekipe dhe java e parë ka dhuruar sfidat Pogradeci-Flamurtari dhe Mirdita-Elbasani.

MESHKUJT – Për sa u përket djemve, Tirana do ta nisë mbrojtjen e titullit në transfertë, kundër Skënderbeut.

Erzeni e nis gjithashtu në transfertë, kundër Teutës, Partizani pret në fushën e tij Vllazninë, ndërsa Studenti pret Elbasanin.

Këtë edicion mungesa e madhe e kampionatit do të jetë Farka, një ekip që njihet për prodhimin e talenteve të shumta, që kanë furnizuar madje edhe ekipin kombëtar.

Kampionatet, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, do të nisin në fundjavën e fundit të shtatorit, ndërsa FSHV-ja pritet që të zbardhë datat dhe oraret e sakta të ndeshjeve.

KUPA E FEDERATËS – Si zakonisht, edhe këtë herë, se zoni do të startojë me Kupën e FSHV-së, që konsiderohet edhe si një kompeticion testues në prag të kampionatit.

Kupa e FSHV-së do të mbahet më datat 23, 24 dhe 25 shtator. Ndërkohë, me mbylljen e fazës së parë të kampionatit, do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë.

Gjithashtu, me mbylljen e fazës së parë, katër ekipet e para për femra dhe meshkuj do të kualifikohen për në Ligën “Gjergj Kastrioti”, event i përbashkët me Kosovën.

Ndërsa “Kupa e Pavarësisë”, një tjetër kompeticion mbarëkombëtar, këtë vit do të mbahet në Shqipëri.

KAL (1)

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit


Sporti i rrjetës zyrtarizon kalendarin 2022-2023/ Hidhet shorti i kampionateve, volejbolli gati për sezonin e ri (TABELA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook