Vizita e kryeministrit grek në Himarë, kreu i OMONIA-s: Mitsotakis na premtoi të na mbrojë të drejtat e vetëdeklarimit. Kryeministri shqiptar nuk na përfaqëson

Capture

Në emisonin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me vizitën e kryeministrt grek Kyriakos Mitksotakis në jug të vendit dhe mesazhin që ai dha gjatë fjalës së tij në Himarë.

Disa nga të pranishmit në takim bënë thirrjen: “Greqi, Greqi na mbulo edhe ne” të cilës kryeministri grek iu përgjigj me : Greqia ju mbulon gjithmonë.

I ftuar në studio Fredi Bejleri, Kreu i OMONIA-s u shpreh kanë kërkuar ndihmën e kryeministrit grek për t’i ndihmuar në mbrojtjen e padrejtësive që u bëhen. Ai u shpreh se nuk ndjehet i mbrojtur nga shteti dhe kryeministri shqiptar.

Pjesë nga biseda në studio: 

Bejleri: Sot ishte ditë historike për Himarën. Hera e parë që një kryeministër grek na viziton.
Në lidhje me deklaratën e Mitsotakis, në shesh ishin mbi 1 mijë veta dhe ata që bënë thirrjen ishin shumë pak. Gjithë fjala e Mitsotaklis ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave tona, arsimi, pronave dhe të vetëdeklarimit të minoriteteit grek në Himarë. Pas viteve 2000 Konventa e BE nuk flet për terma minoritare. Ishte koncept i sistemit komunist. Cilido qytetar deklaron etninë e fenë.

Endrit Shabani: Jeni shtetas shqiptarë pse duhet tju mbrojë kryeministri grek, nuk i mbron shqiptari.

Bejleri: Për mendimin tim kryeministri shqiptar nuk na përfaqëson

Endrit Shabani: Pra nuk e njohni shtetin shqiptar?

Bejleri: E njohim jemi nga shtetasit më të rregullt.

Shabani: Jeni shtetas të një vendi dhe zgjidhjen e kërkoni në një shtet tjetër, këtu nis problemi

Bejleri: Për ju, për ne nuk ka asnjë problem. Unë e konsideroj veten shtetas shqiptar me etni e kombësi greke.

Vasili: Himara sipas jush ccfarë është? Minoritet?

Bejleri: Termi zonë minoritare është e kohës së diktaturës, në bashkinë tonë janë dy komunitete, ai helen he ai shqiptar që bashkëjetojnë. Këtë punë e zgjidh censusi dhe zbatimi i ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.

Vasili: Produkti i vizitës së sotme?

Bejleri: Mitsotakis foli për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vende e popujve dhe na quajti njerëzit e tij dhe do na mbrojë për padrejtësitë që na bëhen, për pronat për mosdeklarimin.

Vasili: I kërkuat ndihmë Mitsotakis të përkufizoheni si grek, pra jeni shtetas shqiptar?

Bejleri: I etnisë greke.

Vasili: Pra ju thoni që keni të drejtësn e vetëpërkufizimit? Kombësia është ccështjes fakti…

Bejleri: Kombësia cështjes fakti? Në cilën shkencë? Në greqishten e lashtë

Zekthi: Kombi e kombësia nuk janë domosdoshmërisht të lidhura bashkë. Ju thoni qytetarët e Maqedonisë janë maqedonas, kjo për mua nuk qëndron. Koncepti je apo jo anëtar i një kombi…

Arena e Lajmit

Vizita e kryeministrit grek në Himarë, kreu i OMONIA-s: Mitsotakis na premtoi të na mbrojë të drejtat e vetëdeklarimit. Kryeministri shqiptar nuk na përfaqëson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook