Bajrami, Hysaj dhe Kumbulla. Tre telenovelat kuqezi të merkatos u mbyllën pa “dramë”

Merkato e verës ka parë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë të cilët kanë lëvizur nga një klub në tjetrin. Por tre nga emrat që janë përfolur më shumë, nuk kanë ndryshuar ekipe në Serinë A gjatë verës.

bajrami rrahmani

Me mbylljen e merkatos së verës në Itali, tashmë është e sigurt se të paktën deri në muajin janar kur nis merkato e dimrit, Nedim Bajrami, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla, nuk do të lëvizin nga ekipet përkatëse.

Fiorentina dhe Sasuolo kërkonin Bajramin dhe u vunë në ndjekje të tij thuajse gjatë gjithë verës, por në fund asnjë nga skuadrat nuk krijoi hapësira në ekip për fantazistin shqiptar, i cili kësisoj do të vazhdojë sezonin me toskanët.

Edhe emri i Kumbullës ishte përmendur si një alternativë për prapavijën e Fiorentinës, ashtu edhe te Torino. Por Murinjo insistoi që ta kishte atë mes zëvendësuesve dhe me kalimin e ditëve, edhe skuadrat e interesuara për të u tërhoqën.

Sa i përket Hysajt, largimi i tij i mundshëm nga Lacio lidhej gjithmonë me afrimin e futbollistëve në prapavijë te skuadra bardhekaltër. Kjo e fundit nuk bëri ndërhyrje të rëndësishme në këtë drejtim e kësisoj, Hysaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës të paktën edhe për këtë sezon.

Arena e Lajmit


Bajrami, Hysaj dhe Kumbulla. Tre telenovelat kuqezi të merkatos u mbyllën pa “dramë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook