Një formacion me të huaj, Flamurtari shumëkombësh/ Në total bëhen… 10 ekstrakomunitarë

Flamurtari bën një for macion me të huaj. Nuk kanë të ndaluara afrimet në Vlorë dhe sërish nga tregu huaj. Në ditën e fundit të merkatos, kanë prezantuar edhe tre të tjerë. Një tjetër brazilian i shtohet “kolonisë, një francez dhe një arab. Pjesë e skuadrës së drejtuar nga Dritan Resuli janë bërë konkretisht Jonatan Silva, Fouseni Kamisoko dhe Mohamed Husain Sulaimani, që vijnë si përforcomë për sulmin dhe mbrojtjen. Veç Indio Oliverës, që është nga vjet dhe Erik Floresit që pritet, kanë marrë më herët nga vendi i “sambas” lojtarë si Juri Merlim dos Santos Karvalho, Mateus Iakovelli dhe Fernando Armando dos Santos.

flamurtari

Sakaq, që herët i kanë shtuar organikës afrikanët: Roland Zan Bi, Zana Amidou Silue dhe N’Goram Emanuel Kouame. Për këta të fundit, drejtuesit kanë pritshmëri të mëdha, madje vetë Sinan Idrizi thoshte: “Janë hata”. Çështja është tani tek aktivizimi, pasi vetëm 5 lejohen në fushë. Në kësi kushtesh, 6 të tjerë duhet të presin. Zgjidhje mund t’i kenë dhënë vetëm Indio Oliverës, që administratori ka deklaruar që është martuar me shqiptare, ndaj mund të ketë marrë nënshtetësi. Për të tjerët, pritet “luftë” për një vend titullari.

BRAZILIANI – Flamurtari “fiksohet” pas brazilianëve. Vlonjatët vazhdojnë vrullshëm merkaton, ndërsa afrojnë një tjetër sulmues. Jonatan Silva është futbollisti më i ri që bëhet pjesë e kuqezinjve dhe prezantohet zyrtarisht nga klubi. Lojtari i datëlindjes 1996, e ka zhvilluar karrierën e tij deri tani në Brazil dhe Maltë. Në sezonin 2017-2018 ka luajtur në vendlindje, ndërsa ka qenë pjesë e Novo Futebol Clube.

Më pas, në sezonin 2018- 2020, është zhvendosur në Maltë, ku ka luajtur për Qrendi FC. Në dy vite, 2020-2022, Silva ka mbrojtur ngjyrat e Zebbug Rangers FC në Maltë. Tashmë do të provojë edhe një aventurë në Shqipëri, ku do të luajë për Flamurtarin, ndërsa veshur do të mbajë fanellën me numër 19.

ARABI – Orët e fundit ka mbërritur nga Arabia Saudite një mbrojtës. Ai është Mohamed Husain Sulaimani. Ka lindur më 14 maj 2002 dhe është produkt i akademisë së Al-Nassr Riad, ku ka luajtur nga viti 2016 deri në vitin 2022. Ai luan në linjën e majtë. Duke qenë se me videot që kanë parë, të riun e cilësojnë si talent dhe pjesë e së ardhmes së klubit vlonjat, atë e prezantoi vetë administratori Sinan Idrizi.

FRANCEZI – Gjatë darkës mbyllën marrëveshjen edhe me Fouseni Kamisoko, një sulmues me pasaportë franceze. Ky i fundit vjen pas një aventure të shkurtër te Maliqi dhe bëhet i huaji i 11-të në ekip. Por, ndoshta jo i fundit… Është 26 vjeç dhe numëron vetëm 13 minuta me maliqarët gjatë sezonit të shkuar, kur militonin në Kategorinë e Parë. Më herët është aktivizuar për Racing Paris.

– Arena e Lajmit


Një formacion me të huaj, Flamurtari shumëkombësh/ Në total bëhen… 10 ekstrakomunitarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook