Tensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Vuçiçi po ndjek udhëzimet e Rusisë

Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

I ndalur tek tensionet në veri të Kosovës, ai ka thënë se Serbia dhe Vuçiçi po ndjekin udhëzimet e Rusisë dhe të Putinin për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan.

Reagimi:

Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
🔹Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:
🔹Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.
🔹Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë
🔹Cfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?
🔹Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë
🔹Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB.
🔹Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë

Arena e Lajmit

Tensionet në veri të Kosovës, Fatmir Mediu: Të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Vuçiçi po ndjek udhëzimet e Rusisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook