VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi, Sanço “fut në shina” Junajtidin! Lestëri sheh makthe në fundin e renditjes

Fitorja e tretë radhazi në kampionat, Mançester Junajtid duket se po futet në “shina”. Skuadra e Ten Hag, mposhti në transfertë Lestërin me rezultatin 0-1, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve.

Sanço

“Djajtë e Kuq”, iu falën golit të Sanços në minutën e 23-të. Pas asistim të Rashford, ylli anglez shmangu edhe portierin kundërshtar dhe përshëndeti rrjetën.

Pavarësisht përpjekjeve, vendasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa në fund ishte Junajtid që festoi marrjen e 3 pikëve, duke u pozicionuar momentalisht në vendin e 5-të, me 9 pikë në 5 ndeshje. Sfidën e radhës Mançesteri do e luajë në “Old Trafford” ndaj Arsenalit, ndërkohë që Lestër mbyll fundin e tabelës me 1 pikë. Në duelin e radhës “dhelprat” do të jenë mysafirë në fushën e Brajton.

renditja premier

Arena e Lajmit


VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi, Sanço “fut në shina” Junajtidin! Lestëri sheh makthe në fundin e renditjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook