U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat përmbyllëse të javës së katërt të Serisë A italiane. Zikaltërit e Atalantës, arritën të triumfonin me rezultatin 3-1 ndaj Torinos duke marrë kryesimin e Serisë A.
Skuadra e Gasperinit iu fal tripletës së holandezit Kopmeiners. Mesfushori ishte ylli i sfidës, teksa arriti të shënonte plot 3 herë në portën e serbit Milinkoviç-Saviç. Golin e vetëm për skuadrën “granata” e shënoi Vlasiç. Me triumfin ndaj Torinos, Atalanta, kryeson Serinë A, me 10 pikë, po aq sa Roma e vendit të dytë, që ka arritur të shënojë 1 gol më pak se zikaltërit.
Ndërkohë sfida tjetër, ajo mes Bolonjës dhe Salernitanës, përfundoi në barazim 1-1. Vendasit shënuan të parët me Arnautoviç në minutën e 52-të, ndërkohë që miqtë barazuan shifrat me sulmuesi Dia në minutën e 88-të, duke marrë 1 pikë të rëndësishme në transfertë.
Arena e Lajmit