Zëvendës drejtori i SHISH, aktualisht në detyrë si titullar i SHISH Olian Kanushi në Kryeministri. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Kanushi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky është takimi i parë mes zv. drejtorit të SHISH pas shkarkimit të Helidon Bendos, të cilit iu dha detyra e këshilltarit të kryeministrit.
Kanushi është në detyrë si nënkryetar i SHISH që prej gushtit të këtij viti.
Ndërkohë më herët në kryeministri ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili gjithashtu është takuar me kryeministrin Rama.