Berisha denoncon: Këshilltar i Çuçit një person që ndiqet penalisht! Mbreti i basteve bëhet Olsi Rama. Jam penduar që lejoheshin gjatë qeverisjes së PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe nismën e qeverisë për të legalizuar sërish bastet sportive. Sipas tij, me këtë vendim “mbreti” i basteve bëhet Olsi Rama.

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së theksoi se është penduar që bastet janë lejuar në kohën e qeverisë së tij.

Po ashtu ai denoncoi se këshilltar i ministrit Cuci është një person që ndiqet penalisht.

“Sot mbreti ti basëve bëhet Olsi Rama. Pavarësisht se kishte lëshuar rrufë kundër basteve. Unë jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish të shumta familjare dhe më gjerë. Të gjithë masivisht thuhet se është i vëllai i tij prapa.

Tani e mori presidentin. Çfarë motivi janë këto. A e dini ju që këshilltari më kryesor i Çuçit është një Arapi Arapi. Është një person që ndiqet penalisht për probleme me trafiqe. Këtë e ka marrë si ekspert kryesor për trafiqet. Thuhet që Bledi kërkonte të emëronte këtë drejtor të rëndësishëm të operacionales. Këtu është gjithçka në interes të krimit të familjes Rama”, tha Berisha.

Arena e Lajmit


Berisha denoncon: Këshilltar i Çuçit një person që ndiqet penalisht! Mbreti i basteve bëhet Olsi Rama. Jam penduar që lejoheshin gjatë qeverisjes së PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook