Deliu gati për shkodranët, bardheblutë me më të fortët. Mësoni formacionin e mundshëm të Tiranës kundër Vllaznisë

Trajneri Orges Shehi la të kuptojë në daljen e djeshme para mediave se mund të ketë ndonjë ndryshim në formacion për Vllazninë, ndonëse zakonisht tekniku durrsak nuk e ndryshon formacionin fitues.

TIRANA

Me përjashtim të Qefalijajt që u dëmtua ndaj Egnatias dhe Husein në fazë rikuperimit, pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e plotë ndaj shkodranëve.

Sa u përket risive, kjo mund të ndodh në sulm, por pak gjasa ka që braziliani Patrik ta nisë si titullar. Ndoshta mund të aktivizohet Deliu në vend të Limajt, pasi ka mbërritur dokumentacioni për ish-mesfushorin e Laçit.

Me afrimin e Ardit Deliut, Tirana është e plotësuar në mesfushë dhe bashkë me Aleksin ata pritet që të formojnë dyshen para mbrojtjes. Gjasat janë që edhe ndaj Vllaznisë të luhet si me Egnatian, ku maja e sulmit do t’i besohet Florent Hasanit.

tirana

Arena e Lajmit


Deliu gati për shkodranët, bardheblutë me më të fortët. Mësoni formacionin e mundshëm të Tiranës kundër Vllaznisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook