Erdhi në mënyrë surprizë te Liverpuli, tifozët dalin kundër “të padëshiruarit” të Alegrit: Ç’na duhet ky? Më mirë të shkojë te…

Shumë tifozët të Liverpulit kanë dalë hapur huazimit të Artur Melos nga Juventusi, duke e cilësuar afrimin e mesfushorit brazilian pavarësisht krizës së dëmtimeve, një dështim nga klubi.

artur melo

Kapiteni Henderson u dëmtua në ndeshjen kundër Njukasëllit, ndërsa pritet të humbasë pesë ndeshje. Artur kishte oferta nga Uolves, Sportingu dhe Valencia gjatë muajit të fundit, por i buzëqeshi fati duke shkuar në një klub të madh si “Reds”-at. Por me sa duket ai nuk është një figurë shumë e mirëpritur në “Anfield”.

“I padobishëm. Ata patën kohë tre muaj dhe përfundojnë duke huazuar Artur Melon”, shkruante një tifoz i irrituar në rrjetet sociale. “Ju lutem bëni që të shkojë tek Evertoni”, shkruante një tjetër. Ndërsa dikush nuk i beson cilësisë si ish-talentit të Barcelonës: “Një lojtar që pason horizontalisht dhe prapa. Zoti na ndihmoftë! Me gjithë mesfushorët e përfolur ky ishte i ‘duhuri’? Duket si një huazim paniku pas dëmtimit të Hendos”.

Arena e Lajmit


Erdhi në mënyrë surprizë te Liverpuli, tifozët dalin kundër “të padëshiruarit” të Alegrit: Ç’na duhet ky? Më mirë të shkojë te…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook