Gjithçkabërësit e derbit! Tonali kundër Barelës, sfidë vrapi dhe force (STATISTIKAT)

Së bashku do të kishin qenë një dyshe e bukur, nëse Italia do të ishte kualifikuar për në Botëror. Duke mos pasur këtë mundësi, Nikolo Barela dhe Sandro Tonali do të kenë shansin e tyre në derbi për të treguar se sa vlejnë.

tonali barela

23-shi zikaltër vjen nga një moment pozitiv pas supergolit kundër Kremonezes, teksa homologu milanist duhet të tregojë ende disa pjesë të repertorit me të cilin mahniti publikun vitin e kaluar.

Ata dinë të bëjnë gjithçka dhe mund të konsiderohen mesfushorë universalë, megjithatë, nëse numri 8 është më “llogaritar”, shoku i tij interist është nga ata që ka një instinkt vrasës.

Zbritjet, edhe pse me mënyra të ndryshme, i kanë konstante dhe të sakta, pasi ndodh rrallë që të prishin ekuilibrat e skuadrave përkatëse.

Diferencat teknike mes tyre thuajse nuk ekzistojnë, pasi në saktësi dhe rikuperime “udhëtojnë” me shpejtësi të njëjta, teksa nuk hezitojnë të vrapojnë, të pasojnë dhe të mbushin territoret e lëna bosh nga shokët.

Bilanci në 7 përballje anon nga ana e Barelës, megjithatë, Tonali është gati t’i vrapojë kundra e pse jo, ta frenojë nëse nuk arrin ta ndalë.

tonali

barela

Arena e Lajmit


Gjithçkabërësit e derbit! Tonali kundër Barelës, sfidë vrapi dhe force (STATISTIKAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook