Këshilli i Ministrave merr vendimin, Shqipëria heq vizat me Kinën

Shqiperi Kine

Shqipëria heq vizat me Kinën. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave.

Në vendimin e publikuar thuhet se vizat do të hiqet për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, Shqipëria heq vizat me Kinën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook