Zbignjev Boniek është një nga figurat kryesore të futbollit polak, tashmë pjesë e UEFA-s. Ish-presidenti i federatës polake, ka dhënë një intervistë për gazetën “Przeglad Sportowy”, ku mes të tjerave ka folur dhe për transferimin e Robert Levandovskit tek Barcelona. Ish-sulmuesi i kombëtares polake dhe Juventusit ka deklaruar se lëvizja e lojtarëve i bën mirë të gjithëve. Por sipas tij në rastin e Levës, Barcelona është klubi që ka fituar më shumë nga kjo histori.
Kur një futbollist ka kaluar të 30-at plot shkëlqim, asgjë nuk e ndal për të vijuar të stërvitet dhe më shumë dhe të kërkojë më shumë sfida e suksese”, ka thënë Boniek. Legjenda e Polonisë ka dhënë dhe arsyet e përshtatjes së shpejtë të Levandovskit tek Barcelona, me sulmuesin që në tri javët e para të kampionatit spanjoll ka shënuar 4 gola.
“Të them të drejtën jam kënaqur për vendimin që ai mori për të ndryshuar skuadër dhe kampionat. Nga mënyra se si qesh, përkushtimi dhe vitaliteti që po tregon është e qartë se e ndjente nevojën për një ndryshim rrënjësor. Mendoj se me këtë ndryshim, me kalimin tek Barcelona ai është më i lumtur”, ka shpjeguar Boniek. Ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka asnjë mëdyshje se Levandovski do të jetë njëhistori suksesi tek Barcelona.
“Në Gjermani ai shënoi shumëgola jo thjesht për faktin se ishte pjesë e Bajernit të Mynihut, por sepse ai ishte një golashënues i lindur dhe njëlojtar me karakteristikat e tij shënon kudo”. Boniek gjithashtu ka nënvizuar se shumë shpejt Leva do të shënojëdhe tripletën e parë në La Liga. “Do të shënojë dhetrigolësha, jo një për disa, jam i bindur për këtë. Pastaj nukka rëndësi nëse shënon 40, 30 apo 20 gola, futbolli ështënjë sport kolektiv”, ka thënë Boniek.
Arena e Lajmit