“Me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që e përvëlon”, PD: Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë

940e5b93 120a 44ac 9dd1 21a6e7fc65b2

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja ka reaguar në lidhje me arkivimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ka ironizuar SPAK-un.

Ai u shpreh se PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron

“Me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që përvëlon Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn. Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë.

Deklarata e PD, Anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja:

Skap-i në grazhdin e djegësave të partisë.

Dje me urdhër të Edi Ramës, Skap-i i Partisë arkivoi hetimin ndaj dy prokurorëve të tij të cilët kishin fshehur nga dosja e gjykimit, dokumente përvëluese të lidhjeve financiare të Arben Ahmetaj i cili së bashku me Ramën dhe Agaçin e Velinë, përbën figurën më kyçe të vjedhjes në aferën e djegësave, nga kjo organizatë kriminale të qindra milionë eurove.

Dokumentat e fshehura nga dosja ishin dëshmi flagrante që provonin lidhjen në krim të Arben Ahmetajt me Zoton dhe Gugallen e tij, lidhje të cilat Ahmetaj për të fshehur krimin i ka mohuar para kamerave duke mashtruar nën betim.

Prokurorët bashkëpuntorë  të Ahmetajt me urdhër të Edi Ramës, u përjashtuan nga hetimi pasi çdo hetim i tyre nënkuptonte automatikisht hetim të Ahmetajt dhe direkt të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit  dhe Erion Velisë.

Në refuzimin e hetimit të dy prokurorëve që kanë fshehur dokumentat e dosjes për Arben Ahmetajn dhe deklarimin se Arben Ahmetaj nuk është nën hetim, Skap-i i Partisë faktoi se po zhgërryhet përfundimisht në grazhdin e djegësve të partisë, dhe se nuk është gjë tjetër veçse një seksion i specializuar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin e Partisë – Shtet.

Partia Demokatike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim korruptiv dhe të papërgjegjshëm të Skap-it të Partisë dhe garanton bajlozët e krimit se ora e drejtësisë mund të vonojë, por nuk harron” ka deklaruar Kraja.

Arena e Lajmit

“Me urdhër të Edi Ramës, u arkivua hetimi që e përvëlon”, PD: Ky është demostrim flagrant antiligjor i Skap-it të Partisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook