“Nervozë e sanguinë”, Agron Duka: Gjuha e ashpër në Parlament, strategji për të marrë vota

C9e3946f E8da 42fc A98e Df0c9995bf87

Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me gjuhën e përdorur nga politikanët në vend.

I ftuar në studio, kryetari i Partisë Agrare Agron Duka, u shpreh se një gjuhë e tillë përdoret për përfitim elektoral për votat, por se tregon edhe shumë në lidhje me karakterin e personit apo politikanit që e përdor.

Duka ka përmendur emrat e politikanëve të cilët sipas tij nuk e kanë në karakter përdorimin e fyerjeve dhe që në debate dinë të përdorin argumente apo një gjuhë të zbutur.

“Mendoj që kohët e fundit është rënduar, por ka kohë që gjuha politike ka qenë e tillë. Edhe 20 vite më parë debatet politike…

Një është gjendja emocionale dhe nga ana tjetër problem votash e zgjedhjesh. mendojnë më shumë për votat se përshtypja që lënë tek publiku. PS ka shumë kohë në pushtet, ka bjerrje votash edhe nga korruptimi i dukshëm i mazhorancës dhe me një gjuhë të tillë ndaj mazhorancës, forcon votat kundra, e fiton votat e veta.

Përdoret taktikisht kjo lloj gjuhe. Elektrorati i majtë i pakënaqur nga qeverisja. Kur sheh këtë konflikt në ekstrem me politikën, shtrëngohen radhë rreth mazhorancës. Një nga taktikat por jo e vetmja. Po ti vësh re, këto që kanë qenë në krye të formacioneve politike e c’kanë përdorur një gjuhë të tillë, janë tipa nervozë, sanguinë, jo të qetë.

Fatos Nano psh nuk e përdorte një gjuhë të tillë.

Shprehje të tilla si Rama, Berisha e Meta, nuk mbaj mend më parë nga ai.

Edhe deputetët në bazë nuk janë njëlloj, ka të matur dhe ka të tillë që përdorin gjuhë të ashpër. Si psh zonja Accka, Dashamir Shehi, Namik Dokle, por kur bëjnë debate nuk përdorin një gjuhë të tillë.

Flet për natyrën e personit”, tha ai.

 

“Nervozë e sanguinë”, Agron Duka: Gjuha e ashpër në Parlament, strategji për të marrë vota

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook