Memfis Depaj ka qenë një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës, me sulmuesin e Holandës i cili kishte marrë oferta të rëndësishme si dhe kishte leje nga Barcelona për t’u larguar. Por me sa duket, futbollisti nuk dëshiron të largohet pa lënë shenjën në ciklin e ri që po mundohen të krijojnë katalanasit.
Ndërsa në merkato emri i tij përmendej shpesh si përforcim i mundshëm i Çelsit dhe Mançester Junajtid, një orë para mbylljes së afatit zyrtar, Depaj doli me një postim në rrjetet sociale, duke bërë të qartë pozicionin e tij.
“Kam vendosur të qëndroj te Barça! Plotësisht i përkushtuar për të kontribuar për suksesin sportiv të klubit”, shkruante futbollisti holandez duke i mbyllur dyert çdo ofertë të mundshme për të. Një vendim i rëndësishëm, duke pasur parasysh se lojtari kishte siguruar nga Barcelona edhe mundësinë e prishjes së kontratës për t’u larguar si lojtar i lirë.
I have decided to stay at Barça !
Fully committed to contribute to the club’s sporting success. 💙❤️ #ViscaBarca— Memphis Depay (@Memphis) September 1, 2022
Arena e Lajmit