“Po vjedhin edhe fondet për trajtimin e kancerit”, Tedi Blushi: Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij!

Tedi Blushi

Partia e Lirisë akuzon kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se po vjedhin dhe fondet për trajtimin e kancerit.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi deklaron se babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij!

Ai shkruan se referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.

POSTIMI I PLOTË
PO VJEDHIN EDHE FONDET PËR TRAJTIMIN E KANCERIT!
Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij! Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.
E thënë ndryshe 34% më shumë para nga Buxheti i Shtetit për pasurimin e Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe oligarkëve pranë tyre dhe 34% më pak mundësi për një shërim sa më të shpejtë dhe trajtim cilësor të sëmundjes!
Prioritet i Edi Ramës nuk është shëndeti dhe jeta e qytetarëve! Por vetëm vjedhja dhe vjedhja pa pushim, deri dhe fondet e destinuara për trajtimin e sëmundjeve të rënda, që shkaktojnë më së shumti fatalitete.
Edi Rama dhe banda e tij në Shëndetësi duhen shporrur sa më parë!

“Po vjedhin edhe fondet për trajtimin e kancerit”, Tedi Blushi: Babëzia e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” nuk njeh kufij!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook